Të gjithë ne menduam se Sony e kishte prezantuar tashmë smartphone-in flagship për këtë vit, Sony Xperia 1 III. Megjithatë, kompania ka në plan të lançojë një tjetër smartphone high-end ditën e martë, dhe disa raportime kanë filluar të qarkullojnë në internet.
Sipas 2 leaks të publikuara në Weibo dhe në Twitter, kompania mund të lançojë një smartphone të ri i cili është i fokusuar në pjesën e kameras me sensor 1 inç. Ky sensor nuk do të jetë më i madhi që ne kemi parë në smartphone të ndryshëm, por sigurisht do të ishte një ndër më të mëdhenjtë.
Pamjet e bëra leak tregojnë gjithashtu se Sony do të reklamojë këtë pajisje si një zëvëndësim ideal i DSLR për vloggers. Me sensorin 1 inç, aksesorët shtesë dhe duke ditur strategjinë e vendosjes së çmimeve nga Sony, ne besojmë se ky smartphone do të jetë shumë-shumë i shtrenjtë.
Për fat të keq dhe në këtë smartphone do të kemi bezels të mëdha ku gjendet dhe kamera, mirëpo aspect ratio i ekranit do të jetë tipik për Sony dhe e justifikon disi këtë zgjedhje. Sony Xperia Pro duket nga pamjet se është disi i trashë, ndoshta për shkak të hardware-it të avancuar të kameras.
Një aksesor i veçantë që do të ofrohet në këtë smartphone do të jetë “Vlog Monitor” që me shumë mundësi nuk do të përfshihet në kuti. Në këtë mënyrë vloggers do të kenë mundësinë të regjistrojnë video përmes kamerave të pasme në vend të kameras selfie.