Pikërisht ajo që lexove në titull. Sipërmarrësi që në fillim të 2020-ës kishte vetëm $27 bilion dhe as në listën e 50 më të pasurve nuk bënte pjesë është sot njeriu me vlerën neto më të madhe në botë.
Me një shifër totale prej $185 bilion, Elon Musk ia kalon më në fund edhe Jeff Bezos ($184 bilion) si njeriu më i pasur në botë. Ky i fundit e mbante fronin që prej 2017, në po të njëjtin vit Tesla vuante me financimet dhe ishte në një pozicion aq të keq sa Elon Musk ka rrëfyer se në një pikë ofroi t’ia shiste në mënyrë të pasuksesshme kompaninë Apple-it.
Por u desh një kapërcim në çmim aksionesh të Tesla ditën e mërkurë që ta poziciononte Musk në krye. Aksionet e saj shiten sot për $790, me një rritje prej më shumë se 4% duke e çuar në total vlerën e kompanisë në $737.6 bilion, njëkohësisht kompania më e shtrenjtë e automjeteve aktualisht në botë.
Rritja e Elon Musk në krye të listës brenda më pak se një vit është me e shpejta në histori. E tija është një histori krejt e pazakontë uljesh e ngritjesh, mbushur plot me vendosmëri dhe besim edhe nga ndjekësit e tij më besnik, të cilët njëherë i lejonin kompanisë ekzistencën e sot shpërblehen përtej asaj ç’kishin imagjinuar ndonjëherë.