Kreu i Samsung Electronics, Lee Kun–hee, u nda nga jeta më 25 tetor pranë familjes së tij. Ai ishte 78 vjeç. Lajmin e ka konfirmuar gjigandi elektronik.
Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur, por mësohet se Lee koshte qenë i pamundur për të lëvizur që në 2014 pas një infarkti, çka e bëri të tërhiqej edhe nga daljet në publik.
Lee Kun–hee ishte një figurë e fuqishme për kompaninë, ai luajti rol kyç në kthimin e Samsung nga një prodhues i vogël televizorësh në një fuqi influencuese në tregun botëror, duke përbërë sot një të pestat e GDP së Koresë së Jugut.
Ai e pat gjetur veten shpesh edhe në telashe me ligjin, për korrupsion dhe evazion fiskal, por u fal për secilën prej akuzave.
Pas ndarjes së tij nga jeta spekulohet se pozicioni do t’i kalojë të birit Lee Jae–yong.
Edhe ai ka pasur në fakt historikun e tij jo fort të pastër me forcat e ligjit ndër vite, me gati një vit në qeli për korrupsion.