Suksesi i Ghost of Tsushima është i padiskutueshëm. Që tani është loja ekskuzive PS4 më e shitur në Japoni dhe në tërësi loja më e mirë e 2020 sipas NPD Gaming Report edhe pse ka vetëm një muaj që ka dalë në shitje.
Reagimi i fansave ka vërshuar në rrjete sociale ku një pjesë e madhe ka kanalizuar anën e vetë artistike me screenshotet mbreslënëse të lojës.
Dhe për të mbajtur gjallë valën e çmendurisë Sony dhe Sucker Punch kanë lajmëruar se një modalitet multiplayer do të vijë këtë vjeshtë i cili do të jetë i fokusuar më shumë tek bashkëpunimi dhe do të jetë falas.
Legends do të jetë një seksion i veçantë i cili nuk do të fokusohet tek protagonisti Gin, por tek 4 luftëtarë të përmendur gjatë lojës standarte.
Sipas Darren Bridges nga Sucker Punch ky modalitet do të jetë “i frikshëm dhe fantastik, me lokacione dhe armiq të frymëzuar nga folklori dhe mitologjia Japoneze…“
Loja do të mund të luhet në grupe dyshe apo katërshe ku lojtarët do të mund të zgjedhin midis klasave; samurai, hunter, ronin dhe assassin.
Më shumë informacione pritet të dalin në vazhdim.