Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Lenovo prezanton një tablet të ri me një boks të madh JBL në pjesën e pasme
    17 Qershor, 2026
    Samsung prezanton modelin e televizorit The Frame të dedikuar për hotele në panairin HITEC 2026
    16 Qershor, 2026
    LVMH kombinon luksin dhe teknologjinë në VivaTech 2026
    15 Qershor, 2026
    Njihuni me varësen inteligjente që monitoron ekspozimin ndaj rrezeve UV
    14 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zhvillojnë një tekstil që mbledh ujë të pijshëm nga ajri
    14 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Truk i zgjuar për studim: Shndërro telefonin tënd në “ndihmësin personal” për fakultet
    6 Qershor, 2026
    Oppo Find X10 mund të jetë smartphone-i i parë me kamera selfie 100MP
    5 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton serinë 17T me bateri më të mëdha dhe kamera Leica
    30 Maj, 2026
    Këto janë modelet e iPhone që nuk do të përditësohen në iOS 27
    24 Maj, 2026
    Samsung po përgatitet të shtojë një model “Pro” në serinë e ardhshme Galaxy S
    24 Maj, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
    Baboon Delivery 4.0: Startup-i më i madh tech në vend prezanton dizajnin e ri UI/UX dhe bëhet “AI Native”
    12 Qershor, 2026
    YouTube zëvendëson butonin e pëlqimit klasik me një “zemër”
    10 Qershor, 2026
    Instagram po lejon përdoruesit të rendisin postimet në profil sipas dëshirës
    10 Qershor, 2026
    Me ardhjen e Kupës së Botës, WhatsApp përcjell atmosferën me emojin e ri të topit të futbollit
    8 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se “gjumi perfekt” duhet të zgjasë më pak se 8 orë
    17 Maj, 2026
    Komisioni Evropian aprovon injektimin e ilaçit të ri që shkurton kohën e trajtimit të kancerit nga 2 orë në 60 sekonda
    5 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
    Loja klasike e Windows, 3D Space Cadet, do të vijë në një version fizik
    27 Maj, 2026
    PS5 do t’ju tregojë se sa njerëz po luajnë një lojë të caktuar përmes përditësimit të ri
    16 Maj, 2026
    “Piratët” po luajnë Forza Horizon 6 para prezantimit zyrtar lojës
    12 Maj, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
    Charles Leclerc do të vazhdojë aventurën me Ferrari deri në 2028
    3 Qershor, 2026
    BMW pranon se robotët humanoidë janë e ardhmja në prodhimin e makinave
    2 Qershor, 2026
    Gucci do të jetë partneri i ri i Alpine në F1 duke nisur nga 2027
    28 Maj, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Elon Musk është zyrtarisht trilioneri i parë në botë
    14 Qershor, 2026
    Ja përse topi i futbollit që do të përdoret gjatë Kupës së Botës duhet të karikohet para çdo ndeshje
    10 Qershor, 2026
    Zogjtë në Ukrainë po përdorin fibrat optike të lëna pas nga dronët për të ndërtuar fole
    9 Qershor, 2026
    “Kupa e Botës 2026” live dhe falas me çdo abonim në Digitalb
    5 Qershor, 2026
    Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
    3 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: VibeHack sjell platformën Lovable në Tiranë në bashkëpunim me Coolab
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > VibeHack sjell platformën Lovable në Tiranë në bashkëpunim me Coolab
Tech

VibeHack sjell platformën Lovable në Tiranë në bashkëpunim me Coolab

Last updated: 27 Maj, 2026 7:42 pm
Ndaj
4 Min lexim

Shndërrimi i një ideje dixhitale në një produkt funksional nuk është më një projekt që kërkon muaj të tërë punë. Ky qershor sjell në kryeqytet një nga eventet më premtuese të vitit për komunitetin tech: VibeHack Tirana, më 12, 13 dhe 14 qershor.

Contents
  • “Vibe Coding”: Nga ideja te produkti përmes gjuhës natyrore
  • Struktura e fundjavës: Fokus i plotë te ekzekutimi
  • Kush duhet të bëhet pjesë?

I organizuar nga Coolab në bashkëpunim me platformën ndërkombëtare Lovable, ky hackathon 48-orësh ka hapur zyrtarisht regjistrimet. Që në ditët e para, reagimi i komunitetit ka qenë mjaft inkurajues, me një interes të lartë nga vullnetarë, mentorë dhe partnerë që i janë bashkuar nismës në mënyrë spontane, duke vërtetuar se Tirana ka një nevojë reale për formate të tilla praktike.

“Vibe Coding”: Nga ideja te produkti përmes gjuhës natyrore


Në qendër të këtij hackathon-i është koncepti inovativ i vibe coding, një qasje e re në zhvillimin e softuerit ku krijuesi shpreh idetë e tij në gjuhë natyrore, ndërsa Inteligjenca Artificiale merr përsipër gjithë implementimin teknik. Nuk bëhet fjalë për zëvendësimin e programuesve, por për ndryshimin rrënjësor të shpejtësisë me të cilën një ide kthehet në produkt.

Në këtë rrugëtim, pjesëmarrësit do të kenë në dispozicion Lovable, një nga platformat më të diskutuara globalisht në industrinë e teknologjisë. Lovable u mundëson ekipeve të vogla dhe individëve të ndërtojnë aplikacione të plota e funksionale pa pasur nevojë të shkruajnë çdo rresht kodi nga zero, duke barazuar fushëlojën për këdo që ka një ide të shkëlqyer por burime të kufizuara.

Struktura e fundjavës: Fokus i plotë te ekzekutimi


Formati i VibeHack Tirana eliminon leksionet teorike dhe panelet e gjata të diskutimeve. Ky është një event i dedikuar tërësisht punës praktike.

Kur dhe ku: Nga e premtja deri të dielën në mbrëmje, në ambientet e Coolab (Rruga e Dibrës).
Dinamika: 48 orë punë intensive për të kthyer një koncept fillestar në një MVP (Minimum Viable Product) funksional.
Mbështetja: Gjatë gjithë fundjavës, skuadrat do të kenë qasje të drejtpërdrejtë te mentorë dhe ekspertë të industrisë për udhëzime teknike dhe këshillim strategjik.

Në javët në vijim, organizatorët pritet të zbulojnë emrat e jurisë, mentorëve dhe partnerëve zyrtarë, së bashku me disa surpriza të tjera që po bëhen gati për fituesit.

Kush duhet të bëhet pjesë?


VibeHack Tirana mirëpret një profil të gjerë pjesëmarrësish që duan të sfidojnë veten:

Zhvillues (Developers) që duan të testojnë limitet e mjeteve të fundit të AI.
Dizajnerë (UI/UX) që dëshirojnë të shohin konceptet e tyre vizuale të kthehen në kode funksionale.
Themelues startup-esh dhe studentë që kanë një ide të fortë biznesi.

Kushti i vetëm është të keni një ide që ia vlen të ndërtohet. Për më tepër, nëse nuk keni ende një skuadër, ky është rasti ideal për t’u regjistruar individualisht dhe për të krijuar grupe me profile plotësuese direkt në event.

Vendet në ambientet e Coolab janë të kufizuara dhe interesi është i lartë. Për të siguruar pjesëmarrjen tuaj në këtë eksperiencë intensive 48-orëshe, regjistrohuni tani në faqen zyrtare.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Papa bën thirrje që AI t’i shërbejë komunitetit dhe të mos përdoret për të përqendruar fuqinë
Tjetra Gucci do të jetë partneri i ri i Alpine në F1 duke nisur nga 2027

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
Gaming
17 Qershor, 2026
Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
Apps
17 Qershor, 2026
Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
Cars
17 Qershor, 2026
Lenovo prezanton një tablet të ri me një boks të madh JBL në pjesën e pasme
Tech
17 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Smartphone-t do të “nxjerrin në pension kamerat DSLR” brenda 3 vitesh, thotë Sony

2 Qershor, 2022
Tech

Një nga laptopët më të pritur të 2022 do të lançohet në IFA 2022

17 Gusht, 2022
Tech

Drejt “Euro 2024”: Vodafone Albania sërish Sponsor Gjeneral i Kombëtares Shqiptare të Futbollit edhe për 3 vite të tjera 

Sponsorizuar nga
Vodafone Albania
Tech

CES 2024: Kjo pajisje që lexon aktivitetin e trurit ju paralajmëron sa herë që nuk e keni mendjen në rrugë kur drejtoni një automjet

14 Janar, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?