Një nga përfitimet kryesore të konsolave portative është aftësia për të luajtur jashtë shtëpisë, e cila shpesh herë reklamohet nga prodhuesit e këtyre pajisjeve.
Mirëpo gjatë kohëve të fundit kemi vënë re një trend gjithnjë në rritje të temperaturave, dhe shumë vende të ndryshme janë prekur nga valët rekord të të nxehtit. Kjo gjë duket se po sjell probleme dhe për konsolat portative, dhe prodhuesit e Nintendo Switch dhe Steam Deck kanë lajmëruar përdoruesit se produktet e tyre nuk funksionojnë shumë mirë në temperaturat mbi 35° C.
“Nëse ju e përdorni Nintendo Switch në një ambient të nxehtë, temperatura e pajisjes mund të bëhet shumë e lartë.” tha Nintendo përmes një tweet-i. “Nëse temperatura rritet shumë, atëherë pajisja mund të fiket automatikisht për të mbrojtur vetveten.”
A bit more detail about this – Steam Deck’s APU runs well at temperatures up to 100°C. At 100°C, it will start to throttle performance, and at 105°C it will shut down. Again, this is to protect itself (and you) from damage.
— Steam Deck (@OnDeck) July 19, 2022
Gjithashtu Valve lajmëroi përmes një tweet-i se “Steam Deck mund të ketë probleme me performancën në temperatura të larta për të mbrojtur pajisjen.” APU e brendshme e Steam Deck nis të ulë performancën e pajisjes kur temperatura e çipit shkon në 100°C , dhe pajisja fiket nëse temperatura shkon në 105°C.
Dhe pse një gjë e tillë dihej prej shumë kohësh, Nintendo dhe Valve ndihen të detyruar të rikujtojnë përdoruesit rreth limitimeve të pajisjeve të tyre, për sa kohë temperaturat janë shumë të larta.