Një ekip me studiues mjeko-ligjor nga Hollanda kanë dekriptuar sistemin e ruajtjes së të dhënave në makinat Tesla, në të cilat gjenden informacione që mund të jenë të jenë tepër të nevojshme në rastet e investigimeve të përplasjeve.
Ne e kemi ditur se Tesla regjistron informacione të shumëta në lidhje me mënyrën e drejtimit të makinës nga drejtuesi, me qëllim përmirësimin e sistemit të saj Autopilot. Mirëpo studiuesit në Netherlands Forensic Institute zbuluan se Tesla-t regjistronin të dhëna dhe më të detajuara, si shpejtësia, pozicioni i pedalit të gazit, këndi i timonit dhe përdorimi i frenave. Disa nga këto të dhëna mund të ruhen deri në 1 vit në këtë sistem.
Ekipi po investiogonte një përplasje ku ishte përfshirë një Tesla në Autopilot mode, e cila kishte përplasur një tjetër makinë përpara që përdori frenat në mënyrë të papritur. Në vend që ato të kërkonin të dhëna nga Tesla, filluan të përdorin metodën “reverse engineering” për t’i aksesuar këto të dhëna.
NFI tha se dhe pse Tesla ka bashkëpunuar më parë kur i janë kërkuar të dhëna, ato nuk kanë marrë asnjëherë informacione të plota të cilat do të ndihmonin në rikrijimin e dinamikës së ngjarjes. “Do të ishte shumë mirë nëse të gjitha të dhënat do t’i dorëzoheshin ekipit që investigon përplasjen” tha Hoogendijk. “Tashmë që ne e dijmë se çfarë të dhënash janë të regjistruara në sistemin e këtyre makinave, do të kërkojmë më specifikisht nga Tesla informacionet që na nevojiten.”