Ja ku vjen MIT të na mahnisë me një tjetër shpikje e cila në të ardhmen do të ndihmojë këdo që jeton në zona të vështira dhe larg burimeve të ujit të pishëm.
Një skuadër e universitetit ka sjellë një pajisje e cila kthen lagështinë e ambientit në ujë të pijshëm duke shfrytëzuar thjesht energjinë diellore. Ndryshe nga kultivimi i mjegullës apo vesës, ky aparat nuk ka nevojë për mjedise me nivel të lartë lagështie. Ai nuk ka nevojë për burim energjie tjetër veç diellit, pasi shfrytëzon ciklin dinamik termal që ndoh çdo ditë.
Sistemi ka dy faza, ai mbledh lagështirë gjatë natës e cila më pas rilëshohet pasi ngrohet nga energjia solare. Në fillim kolektori kondenson avullin, më pas krijon nxehtësi e cila provokon shtresën e dytë poshtë të lëshojë lagështirën e kapur. Uji më pas kalon në depozitën mbledhëse.
Sasia e ujit që ky sistem mund të mbledhë mbetet ende larg shkallës masive por sidoqoftë efikase konsiderueshëm. Massachusetts Instiute of Technology po punon pikërisht për këtë.
Megjithatë do të duhet ende kohë derisa ta shohim të aplikuar në terren.