Sipas një studimi të ri në Oxford University, ka shumë pak prova të një lidhjeje midis kohës që adoleshentët shpenzojnë në pajisjet teknologjike dhe problemeve të shëndetit mendor. Në këtë studim morën pjesë 430,000 adoleshentë nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar në një periudhë 30 vjeçare.
Studiuesit krahasuan shenjat treguese të shëndetit mendor si depresioni dhe problemet emocionale me përdorimin e smartphone-ve, rrjeteve sociale dhe ndjekjen e TV dhe zbuluan se ka shumë pak lidhje midis tyre. Mirëpo studimi vlerësoi vetëm kohën që personat e anketuar përdorën pajisjet teknologjike dhe jo mënyrën se si ato u përdorën. Ai u bazua më tepër tek vetë-raportimi, gjë që mund të sjellë rezultate të pasakta.
Ky rezultat vjen në një kohë kur disa raportime të ndryshme tregonin se përdorimi i rrjeteve sociale rriste shancet për depresion dhe vetëvrasje, gjë që takohet më shpesh tek vajzat adoleshente.
Shpesh herë teknologjia konsiderohet si një shkaktar i problemeve të shëndetit mendor tek adoleshentët. Tek fëmijët nën moshën 5 vjeç, World Health Organization rekomandoi në 2019 që ato të kalojnë më pak se 1 orë në ditë para ekranit të smartphone-ve, në mënyrë që të zhvillojnë aktivitetin fizik.