Karantina mbaroi, por virusi endet rrugëve andaj kurrësesi nuk mund ta ulim pararojën. Çdo masë higjenike nuk është kurrë e tepërt.
Kështu mendojnë mesa duket edhe njerzit e LG, të cilët sjellin një palë kufje që pastrohen vetë.
Më shumë se Active Noise Cancellation, më shumë se Wireles, kufjet na duhen të pastra, sot për sot.
Teknologjia UVnano përdor rreze ultravjollcë për të eleminuar 99.9% të baktereve si E. coli dhe S. aureus gjatë karikimit.
Sipas ekspertëve një palë kufje mund të strehojnë më shumë baktere se një thikë kuzhine, ndikuar sigurisht nga ngrohtësia që gjenerojnë dhe mungesa e pastrimit të shpeshtë.
Këtë e zgjidh kjo teknologji e re.
Kufjet HBS-FN6 Tone Free të lançuara pak kohë më parë në Korenë e Jugut duket se do të vijnë edhe për tregun perëndimor.
Veç teknologjisë së re do të kenë edhe të gjitha standartet aktuale të konkurencës të përfshira. Do të durojnë deri në 6 orë me një karikim, dhe 3 të tjera të plota në kasën mbrojtëse, çka duhet të japë plot 18 orë zbavitje nga një karikim total.
Data dhe çmimi ende nuk janë bërë të ditura.