September 22, 2020

GoPro Hero 9 Black është më e madhe dhe më e mirë në çdo drejtim

Vlerëso këtë lajm
(1 Vote)
GoPro Hero 9 Black është më e madhe dhe më e mirë në çdo drejtim

Mbreti i kamerave të aksionit sjell gjeneratën 9 të GoPro Hero.
Edicioni i ri është më i madh e më i mirë në pothuajse gjithçka. Këtë vit edhe çmimi do të jetë pak më i lartë.

gopro_hero9_black_news_cover_1600259883738.jpg
Rezolucioni me të të cilin mundet të filmojë është përmirësuar, Hero 9 mund të shkrepë foto prej 20MP krahasuar me 12MP e shkuar.
Opsioni për të regjistruar video në 5K është shtuar, megjithse vetëm në 30fps. Bateria prej 1,720mAh është 40% më e madhe se ajo e Hero 8.
GoPro ka ri-sjellë edhe mbulesën e lentes së përparme të ndrueshme, diçka e cila mungonte tek seria e 2019. E gjithashtu do të shesë një mod "Max Lens" për $99 këtë tetor e cila shton inkuadrim më të gjerë dhe nivelim horizontal, pavarsisht orientimit të kamerës.

Ekranet janë gjithashtu më të mirë kësaj here, ai frontal ka një panel me ngjyra tashme për të parë inkuadrimin, ndërsa ai i pasmi është më i madh, 2,27-inch dhe me prekje.
Ekrani dhe bateria tregojnë se ky model është më i madh në dimension krahasuar me modelet e tjera.

GoPro Hero 9 Black është i disponueshëm nga sot për $449.99, diku tek $50 më shume sesa modeli i vjetshëm.

Wednesday, 16 September 2020 17:33 Last modified on Wednesday, 16 September 2020 17:49

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo