September 22, 2020

Fujifilm Instax Square SQ1 i bën selfiet analoge më të lehta

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Fujifilm Instax Square SQ1 i bën selfiet analoge më të lehta

Tregu i fotografive analoge të çastit vazhdon të jetë mjaft i famshëm, ama secila shkrepje nuk është fort e lirë ndaj askush nuk e ka luksin të rrezikojë me selfiet, sidomos kur nuk e kemi një ekran për të parë inkuadraturën.

Instax Square SQ1 i ri do të heqë pikërisht këtë hamendësim. Ai do të rregullojë automatikisht shpejtësinë e shutterit dhe shkrepjen e flashit sipas ndriçimit të ambientit.

Lentja e kamerës ka dy pozicione; njëri për subjekte në 30cm distancë ose më shumë dhe një tjetër për modalitetin selfie mes 30 dhe 50cm. Një pasqyrë e vogël ndodhet gjithashtu përpara rrethit të lentes për t'u inkuadruar saktë.

ezgif.com-webp-to-jpg_12.jpg

 

Kamera e re pritet të jetë e disponueshme në mes të tetorit së bashku me paketa të reja Instax Square Rainbow dhe Monochrome.
Që nga lançimi i linjës Instax në 1998, Fujifilm ka shitur më shumë se 40 milion modele globalisht.

Wednesday, 16 September 2020 17:06 Last modified on Wednesday, 16 September 2020 17:40

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo