August 11, 2020

60% e shqiptarëve blejnë online, ‘dërgesa falas’ motivi kryesor që do të rriste blerjet online

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
60% e shqiptarëve blejnë online, ‘dërgesa falas’ motivi kryesor që do të rriste blerjet online

Sipas një studimi rajonal të bërë kohët e fundit nga Visa si pjesë e fushatës "Në përputhje me të ardhmen digjitale", në Shqipëri rreth 60% e njerëzve që kanë një kartë, blejnë produkte dhe shërbime përmes Internetit, ku 74 për qind e tyre bëjnë blerje në internet disa herë në muaj, 19 për qind disa herë në vit, ndërsa 7 për qind blejnë në internet disa herë në javë.

Sipas sondazhit, njerëzit që bëjnë blerje në internet nxjerrin në pah këto arsye kryesore: kursimi i kohës, siguria, shpejtësia, kursimi i parave dhe komoditeti, një përzgjedhje e gjerë e produkteve dhe fakti që brenda një kohe të shkurtër mund të gjesh dhe krahasosh oferta të ndryshme.

Më shumë se dy të tretat, deklaruan se ‘dërgesa falas’ do t'i inkurajonte të blinin në të ardhmen më shumë në internet, ndërsa 65 për qind e të anketuarve deklarojnë se çmimet më të ulëta janë një tjetër avantazh.  49 përqind e tyre pohojnë se uljet gjithashtu janë një tjetër arsye.

Disa produkte mund të gjenden vetëm në internet, e në të njëjtën kohë blerjet online ofrojnë një zgjedhje më të gjerë të produkteve dhe shërbimeve. Faqet vendase ose të huaja të cilat lidhin konsumatorët me shitësit janë të përshtatshme, ashtu siç është e përshtatshme edhe lehtësia e blerjes nga shtëpia ose nga ndonjë vend tjetër kudo që të jeni.

 

Infographic_Visa.jpg

 

Rrobat dhe këpucët janë produktet që blihen kryesisht në internet (gati 80 për qind), 45 për qind e tyre paguajnë faturat e shërbimeve në internet, ndërsa gjysma e tyre blen pajisje shtëpiake të vogla, 39 për qind produkte kozmetikë dhe bukurie dhe 36 për qind pajisje teknike.

Dyqanet ushqimore me pakicë në internet, lojrat elektronike, programet kompjuterike si (software and hardware) dhe gomat e makinave janë kategoritë ku blerjet në internet mund të rriten në të ardhmen. Të pyetur, nëse kanë berë blerë mallëra dhe shërbimet e lartpërmendura 6 muajt e fundit, të gjithë këto artikuj nuk e kalojnë 12 për qind.  

Rreth 93 për qind e të anketuarve  më së shumti përdorin një smartphone për blerjet në internet, 40 për qind e tyre përdorin një laptop dhe 27 për qind përdorin kompjuter.

Nga ana tjetër, pothuajse një në tre qytetar që preferon mënyrat tradicionale të të bërit pazar pohon se ai ose ajo nuk është mësuar të paguajë në internet, si dhe kjo formë e blerjeve i pengon ata nga të provuarit të rrobave dhe këpucëve (33 për qind) .

Rreth 66 për qind e të anketuarve ende i konsiderojnë blerjet me para në dorë si një nga zgjidhjet më të mira, megjithatë, gati gjysma theksojnë se çmimet më të ulëta do t'i motivonin ata të blinin online në të ardhmen. Për më tepër, ata theksojnë se do të ishin më të interesuar për këtë lloj blerjeje nëse do të ishin më të sigurt në cilësinë e produktit që u dërgohet atyre dhe nëse procesi i blerjes së produktit në vetvete do të më i thjeshtë.

Vladimir Djordjevic, menaxher i VISA për shtetet e e Evropës Jug-Lindore shprehet se: 

 

Gjatë karantinës, një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve u ‘familjarizuan’ me eCommerce, pasi blerja në internet u duk se ishte mënyra e vetme e sigurt për blerjen e produkteve. COVID-19 përshpejtoi një zhvendosje globale drejt digjitalizimit dhe blerësit nga Shqipëria po ndjekin trendin, duke përqafuar një mentalitet digjital ku presin të gjejnë dhe blejnë produkte në një mënyrë më të shpejtë dhe të sigurtë. Në përgjigje të këtyre ndryshimeve, Visa prezantoi ‘Visa Secure’, një standard i ri i pagesave ‘pa kontakt’ dhe një eksperiencë online të përmirësuar. Visa Secure përdor standardin më të fundit të sigurisë  EMV 3-D (3DS), një zgjidhje autentike e pranuar globalisht, dizenjuar për t’i bërë transaksionet eCommerce më të sigurta në kohë reale. Duke përdorur këto standarde të reja digjitale për pagesat në internet, Visa është krijuar posaçërisht për t’a bërë përvojën e ‘online shopping’ aq të thjeshtë dhe të arritshme, sa edhe blerjet në dyqanet tuaj të preferuar vendase

 

Kur bëhet fjalë për vendet e rajonit, rezultatet më të mira për sa i përket tregtisë elektronike (e-commerce)  janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut, ku rreth 90 për qind e të anketuarve blejnë në internet. Në Serbi, interesi për dyqanet në internet është në rritje, pasi 70 përqind e të anketuarve priren drejt kësaj forme blerje, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë është 56 për qind dhe në Mal të Zi një në dy persona.

Visa është e përkushtuar të mbështesë ekonomitë e prekura nga pandemia dhe dëshiron të përdorë ekspertizën e saj, analizën e të dhënave dhe produktet për t'i rimëkëmbur sa më shpejt të jetë e mundur.

Në periudhën e ardhshme, lideri botëror në pagesat digjitale do të paraqesë rezultatet e gjithë sondazhit rajonal, në mënyrë që të njohë publikun me risitë në zakonet e konsumatorit, që në këtë mënyrë të ndihmojë qeveritë dhe kompanitë në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Sondazhi u krye në maj, me një kampion prej 500 përdoruesish të kartave në vendet e rajonit, nga 18 deri në 55 vjeç.

Saturday, 25 July 2020 08:30 Last modified on Monday, 27 July 2020 11:38

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo