Shumica e produkteve që ne përdorim për të shëruar një plagë qëndrojnë në sipërfaqje të dëmtimit dhe thjesht vrasin bakteret e dëmshme. Megjithatë sistemi PAINT shkon disa herë më thellë, falë përdorimit të një “stilolapsi” që do të lejojë mjekët të vizatojnë një xhel shërues drejt e në plagë.
Teknologjia PAINT është duke u zhvilluar nga shkencëtarët në universitetin Nanjing të Kinës. Ky sistem ka në qendër përdorimin e stilolapsit printues 3D që përmban alginat natriumi dhe grimca të njohura si vezikula ekstraqelizore të prodhuara nga qelizat e bardha të gjakut që kanë një efekt kryesor në reduktimin e inflamacionit dhe formimin e enëve të reja të gjakut në vendin e dëmtuar.
Ky miksim formon një “bojë” viskoze e cila vendoset në plagë të çfarëdo madhësie. Në një test të performuar në qelizat epiteliale humane, aplikimi i kësaj boje viskoze i nxiti qelizat që të futeshin në proçesin e shërimit, duke reduktuar substancat inflamatore.
U mësua gjatë testimeve në minjtë e dëmtuar se sistemi PAINT nxiste dhe prodhimin e fibrave të kolagjenit. Plagët e mëdha të gjendura në kafshët e testuara u shëruan brenda vetëm 12 ditëve, ndërkohë që kafshët e tjera të patrajtuara me PAINT nuk kishin arritur një sukses të tillë.