Përdoruesit e orave smart Galaxy Watch 5/5 Pro do të kenë mundësinë që të ndjekin vazhdimisht ndryshimet në temperaturën e trupit duke përdorur sensorët e rinj të temperaturës, si dhe të ndjekin ciklin e tyre menstrual përmes shërbimit Cycle Tracking.
Duke filluar nga dita e sotme, shërbimi për ndjekjen e ciklit menstrual duke u bazuar në temperaturën e lëkurës do të lançohet dhe në aplikacionin Samsung Health në Korenë e Jugut, SHBA si dhe shtetet evropiane si Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania , Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar.
“Pikëpamjet gjithëpërfshirëse të Samsung mbi mirëqenien janë avancuar akoma dhe më tepër nga inovacionet tona sensore, duke ofruar informacione në kohë reale që fuqizojnë përdoruesit. Sensori i ri me rreze infra të kuqe në Galaxy Watch 5 zgjeron shërbimet që ne ofrojmë për përkujdesjen e shëndetit, duke kuptuar më lehtësisht shëndetin personal.” tha Hon Pak, zëvëndës president në Samsung Electronics.
Përmes teknologjisë së re të sensorëve Cycle Tracking do të mundësojë regjistrimin e ndryshimeve të temperaturës së lëkurës gjatë gjumit, duke parashikuar kështu dhe nisjen e periodave në të ardhmen në mënyrë më preçize.
Për të aktivizuar këtë shërbim, hapni Samsung Health, zgjidhni Cycle Tracking dhe aktivizoni “Predict period with skin temp” në settings.