Në Wall Street Journal u publikua një artikull i ri ku tregohet se shërbimi opsional i Apple “Recovery Key Security” po përdoret nga hajdutët për të fituar akses mbi smartphone-t e vjedhur brenda pak kohe.
Gazetarët treguan më parë se numri i hajdutëve që shikojnë password-in tuaj pa u vënë re ndërkohë që ju përdorni smartphone-in është rritur shumë gjatë kohëve të fundit, dhe më pas ato përdorin këtë informacion për fituar akses mbi pajisjen tuaj pasi e kanë vjedhur atë. Shumica e personave që kanë humbur smartphone-in e tyre tregojnë se e kanë humbur ndërkohë që kishin dalë me shoqërinë në vende publike jatë natës.
Kur hajdutët mësojnë passëord-in tuaj, e kanë shumë të thjeshtë të kontrollojnë smartphone-in tuaj dhe të fshijnë të gjithë informacionet, dhe nëse Face ID apo Touch ID janë aktivë. Hajdutët më pas fikin opsionin Find My iPhone në mënyrë që ju të mos shikoni vendndodhjen e pajisjes tuaj.
Gjatë ditëve të fundit janë rritur dhe rastet e përdorimit të recovery key për të fituar akses. “Politikat e Apple nuk i lejojnë përdoruesve asnjë mundësi për të regjistruar në account-in e tyre pa recovery key.”lexohet në raport.
Përgjigja e Apple ishte se po investigon në mënyrë të vazhdueshme raste të tilla për të mbrojtur përdoruesit. “Ne punojmë vazhdimisht çdo ditë për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve tanë, dhe investigojmë vazhdimisht raste të rrezikshme si vjedhjet e smartphone-ve.”
Si duhet të mbroni pajisjen tuaj?
Përdorni sa më tepër Touch ID/ Face ID kur jeni në publik, në mënyrë që hajdutët të mos shikojnë password-in tuaj, ose mbuloni me një dorë ekranin kur e shkruani atë. Gjithashtu ju mund të përdorni një kod me shkronja dhe numra, në vend të kodit me 4 numra, që është shumë më pak i sigurt.