Mark Gurman raporton se versioni i ri i watchOS do të jetë përmirësimi më i madh që është bërë ndër vite në software-in e Apple Watch. Dhe pse nuk është treguar për asnjë shërbim konkret të watchOS 10, tregohet se do të ketë një dizenjim rrënjësor të ndërfaqjes i cili do të prezantohet gjatë eventit WWDC në qershor, së bashku me iOS 17, laptopët e rinj Mac dhe AR/VR Headset.
Versionet e reja të iOS dhe iPadOS pritet të jenë rafinime të versioneve ekzistuese, duke sjellë shërbimet më të kërkuara nga përdoruesit, megjithatë qarkullojnë zëra se në këto versione do të bëhet i mundur instalimi i aplikacioneve nga palët e treta në iPhone dhe iPad, jashtë App Store.
Nga ana tjetër watchOS i ri pritet të jetë rifreskimi më i rëndësishëm, pasi do të ndryshojë ndërfaqjen navigimit me të cilën përdoruesit janë mësuar prej 8 vitesh.
“Në ndërfaqjen e re të Apple Watch do t’ju shfaqen shumica e informacioneve kryesore që ju dëshironi të dini,” tregon Mark Gurman. Ndryshimet në hardware të Apple Watch pritet të jenë minimale, pasi fokusi kryesor i versionit të ri do të jetë software.
WWDC 2023 do të zhvillohet në datat 5-9 qershor në Apple Park, ku shumë përdorues do të presin me padurim prezantimin e AR/VR Headset dhe xrOS që do të fuqizojë këtë pajisje.