Startup-i i ri në Mbretërinë e Bashkuar, Deep Green ofron një hapësirë high-performance computing për të gjithë përdoruesit e cloud falë sistemit 28kW.
Ky sistem me madhësinë e një lavatriçe gjendet në pishinën Exmouth Leisure Centre dhe ka të integruar 12 karta të përbëra nga 4 CPU. Ai përdoret momentalisht për trajnimin e inteligjencës artificiale, mirëpo CEO i Deep Green, Mark Bjornsgaard tregon se në të ardhmen sistemi mund të përdoret për shërbimet cloud dhe video rendering.
Pishina 25 metra e gjatë kishte nevojë për rreth 222,000 kWh në vit për t’u ngrohur. Këtu erdhi dhe idea e Mark Bjornsgaard për të shfrytëzuar nxehtësinë e gjeneruar nga sistemi për të ngrohur pishinën.
Kompjuterat e Deep Green janë të zhytura në një vaj mineral që heq nxehtësinë nga serverat. Më pas vaji i nxehtë futet në sistemin ngrohës të pishinës duke rritur temperaturën e ujit pa shfrytëzuar engjeri elektrike ekstra. Deep Green tregon se po transferon 96% të energjisë së prodhuar nga kompjuterat, duke reduktuar ngrohjen nëpërmjet gazit të pishinës me 62%.
Falë këtij ndryshimi pishina mund të kursejë rreth $24,000 në vit në ngrohjen e ujit si dhe të emëtojë 25.8 ton më pak gazra.