Sot është përvjetori i 40 i kompjuterit origjinal Apple Macintosh, një makineri revolucionare që ndryshoi njëherë e përgjithmonë aftësitë kompjuterike.
Në vitet 1980, IBM PC ishte kompjuteri më i pëlqyer nga të gjithë. Para prezantimit të tij në vitin 1981, kompjuterat ishin tepër të mëdhenj dhe tepër të kushtueshëm, prandaj nuk kishin mundësi të instaloheshin nëpër shtëpi. Për punët më të komplikuara, ishin bizneset e specializuara në proçesimin e të dhënave që kishin mundësinë të përdornin këto pajisje.
Mirëpo Apple arriti ta ndryshonte një gjë të tillë në vitin 1984 me Macintosh. Modeli ekonomik i Apple sfidonte në mënyrë të drejtpërdrejtë proçesorin 8/16-bit Intel 8088 të IBM PC me një Motorola 68000, një proçesor 16/32-bit që mund të përdorte 2 herë më tepër të dhëna në një instruksion të vetëm.
Macintosh ishte më i vogël se IBM PC, gjithashtu motherboard-i dhe floppy disc i kompjuterit ishin të ndëruar në të njejtën kasë me monitorin për të shfrytëzuar të gjithë hapësirën e mundshme, duke e bërë kompjuterin tepër të përshtatshëm për t’u përdorur në tavolina.
Diferenca kryesore ishte përdorimi i mouse dhe ndërfaqja e përdoruesit që e bënë shumë të thjeshtë për njerëzit të mësonin se si të përdornin një kompjuter. Kjo nuk ishte një shpikje e Apple, por një aplikim i teknologjisë së zhvilluar nga Xerox Palo Alto Research Center.
Megjithatë Macintosh ishte kompjuteri që shfrytëzoi këtë ide dhe demonstroi se kjo zgjidhje duhet të jetë e ardhmja.