Një studim i ri ka zbuluar se 2 në 5 përdorues të rrjeteve sociale kanë blerë syze që imitojnë ato origjinalet me çmim mjaft të lirë përmes reklamimeve online. Mirëpo ekspertët nga College of Optometrists në Londër ka zbuluar se shumë nga këto syze nuk i plotësojnë kushtet e duhura për mbrojtjen ndaj rrezeve UV.
Ekspozimi i syve tuaj ndaj rrezeve të diellit mund t’ju vendosë në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme të syve, si përshembull katarakti apo degjenerimi makular, i cili çon në humbjen e shikimit.
Daniel Hardiman-McCartney tha: “Ndërkohë që syzet fallco mund të duken bukur, shpesh herë ato nuk ofrojnë mbrojtjen e duhur kundër rrezeve të dëmshme UV. Nuk është e nevojshme që ju të blini syze të shtrenjta për të përfituar këtë mbrojtje. Mjafton të blini syze nga një dyqan I njohur në zonën tuaj që mund të ofrojë të njejtën mbrojtje ndaj rrezeve UV.”
Problemi kryesor qëndron në faktin se shumë nga syzet fallco nuk përmbajnë materialet bllokuese UVA dhe UVB për të mbrojtur syrin e përdoruesit. McCartney lajmëroi se duhet të blini gjithmonë syze që kanë shenjën UV, CE ose UKCA.
Ky studim zbuloi gjithashtu se shumë njerëz i japin prioritet pamjes në vend të sigurisë, pasi gjysma e personave të përfshirë në studim treguan se sdo të blinin një palë syze që nuk i shkonin me formën e fytyrës dhe nëse do të kishin nevojë për mbrojtje UV.