Problemi i raketave hapësinore deri dje ishte që kushtonin pafund shumë, nga ana tjetër teknologjia mund të përdorej vetëm një herë dhe këto probleme nuk të lejojnë të kesh shumë avancim në fushë sigurisht.
Elon Musk dhe Space X zgjidhën si njërin ashtu edhe tjetrin ndërsa prezantuan Falcon 9 raketën e cila vazhdon të përdoret e ripërdoret ndërsa transporton në orbitë satelitë dhe porosi të tjera për Facebook etj.
Sot Space X po përballet me detyrën e vështirë për krijimin e një rakete për transportin e udhëtarëve, dhe gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë.
Prototipi i kësaj anije kozmike e cila planifikon të transportojë deri në 100 veta, ka pasur sot dështimin e tretë.
SN3 ka shpërthyer përpara se të ngrihej nga stacioni duke u përfshirë nga flakët. Pavarsisht hetimeve për të kuptuar gabimin do të duhet goxha kohë derisa të shohim një test tjetër.
Por për një tip të durueshëm me testet e dështuara si Musk kjo nuk besojmë të jetë problem, është pjesë e punës.