Një teknikë e re është zhvilluar për të diagnostikuar sëmundjen e Alzhaimer nëpërmjet një skanimi të vetëm. Një studim mbi këtë metodë të re është përshkruar në mënyrë të plotë në Communications Medicine.
Sipas këtij studimi të ri, teknika e re ekzaminon aspektet anatomike të trurit, duke përfshirë këtu dhe ato që nuk ishin të lidhur më parë me sëmundjen e Alzhaimer, që përdorin teknologjinë machine learning. Avantazhi kryesor i kësaj teknike është thjeshtësia e saj dhe fakti se sëmundja mund të zbulohet në fazat e para.
Dhe pse aktualisht nuk ekziston asnjë kurë për Alzhaimer, personat që vuajnë nga kjo sëmundje mund të përfitojnë nga diagnostikimi sa më i hershëm i saj. Në këtë mënyrë ato do të marrin një trajtim shumë më herët për kontrollimin e simptomave dhe planeve të së ardhmes.
Këto skanime të reja po përdoren për të skanuar për depozitat e proteinave në tru dhe për atrofinë e hipokamusit, pjesës së trurit të lidhur me kujtesën. Metoda e re përdor një teknikë imazherie të rezonancës magnetike të shkallës 1.5 Tesla, e cila mund të kryhet në shumicën e spitaleve.
Më pas shkencëtarët krijuan një algoritëm klasifikues që ekzaminon të gjitha ndryshimet dhe zbulon nëse sëmundja e Alzhaimer është prezente, me një saktësi prej 98%.