June 25, 2022

Xiaomi përmirëson eksperiencën e jetesës smart përmes produkteve të reja AloT

Xiaomi përmirëson eksperiencën e jetesës smart përmes produkteve të reja AloT

Ditën e sotme Xiaomi prezantoi në tregun botëror një seri të gjerë produktesh AloT, të cilat janë të dizenjuara për të përmirësuar eksperiencën smart në shumë drejtime të ndryshme të jetës moderne. Këtu përfshihen Xiaomi Book S 12.4”, Xiaomi Smart Band 7, Xiaomi Electric Scooter 4 Pro dhe Xiaomi TV A2 55”.

Produktiviteti takohet me shkathtësinë në Xiaomi Book S 12.4”

2efd933932ee0a7214c201d8fe0ab98b.png

Laptopi i parë 2-në-1 nga Xiaomi është dizenjuar që të përmirësojë eksperiencën tuaj të punës së lëvizshme. Xiaomi Book S 12,4” përfshin një ekran 12.4” touchscreen që mundëson shfaqjen e më tepër informacioni në ekran për më tepër produktivitet. Me ndriçim maksimal 500 nits dhe rezolucion 2,560 x 1,600  të ekranit LCD, përdoruesit do të mund të rregullojnë ndriçimin për një shikueshmëri perfekte në rezolucion të lartë.

Pajisja vjen me një performancë të fuqishme të CPU të siguruar nga Qualcomm Snapdragon 8cx Gen 2 platform. Të përfshirë janë gjithashtu 2 mikrofonë, 2 speakers 2W, kamera e pasme 13MP dhe një selfie 5MP. Xiaomi Book S do të jetë i disponueshëm për €699 në shitësit zyrtar të Xiaomi.

Xiaomi Smart Band 7

285bb96a953c7457a0a6d3cb9cd3df73.png

I dizenjuar për entuziastët e shëndetit, Xiaomi Smart Band 7 përfshin një ekran 1.63” AMOLED me rezolucion të lartë, dhe një ekran më të gjerë me shikueshmëri të përmirësuar me 25% në krahasim me gjeneratat e mëparshme. Me më tepër se 110 modalitete sporti, përdoruesit mund të ndjekin stilin e tyre të personalizuar që i përshtatet stilit të jetës.

Me 3 modalitetet e reja: Training load, Recovery duration dhe Training effect, përdoruesit do të mund të llogarisin dhe përmirësojnë intensitetin e ushtrimeve për performancë maksimale.

Kjo pajisje përfshin analizën e re profesionale VO2, që mat sasinë maksimale të oksigjenit që përdoruesit përdorin gjatë një ushtirmi, së bashku me analizmin e gjumit, SpO2 dhe monitorimin e rrahjeve të zemrës. Bateria është dizenjuar të zgjasë deri në 14 ditë në standby.

Xiaomi Smart Band 7 do të jetë e disponueshme për €49.9 në shitësit zyrtar të Xiaomi.

Xiaomi Electric Scooter 4 Pro

5cc8c92c0e5cc735c43aef4abdec09db.png

Ky është scooter-i më i fuqishëm që Xiaomi ka prodhuar, me motor 700W që arrin shpejtësi maksimale prej 25km/h. Me një kapacitet prej 12,400mAh, scooter-i është në gjendje të udhëtojë për 45km me një karikim të vetëm dhe të ngjitet në maloret me kënd 20 gradë.

I dizenjuar për një drejtim të sigurt, përdoruesit mund të kontrollojnë shpejtësinë dhe sigurinë me sistemin e frenave eABS. Xiaomi Electric Scooter 4 Pro do të jetë i disponueshëm për €649 në shitësit zyrtar të Xiaomi.

Xiaomi TV A2 Series

c2e67fe5cc03221cef69455698b0ed1d.png

Si një ndër madhësitë më të përshtatshme për përdoruesit, Xiaomi TV A2 55” është një pajisje smart home hub që ofron ndërlidhje AloT, audio mjaft dhe pamje vizuale mjaft të mira. Me një ekran 4K Ultra HD dhe Dolby Vision, Xiaomi TV A2 55” ofron një eksperiencë zhytëse tepër reale nga komforti i shtëpisë tuaj. Për t’iu përshtatur ambienteve të ndryshme, ky TV smart vjen dhe në madhësitë: 32”, 43”, 50”, 55” dhe 58”, me një çmim që nis nga €529.

Thursday, 23 June 2022 08:12

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019