June 25, 2022

Energjia e rigjenerueshme dhe Web3 ishin temat kryesore të trajtuara në VivaTech 2022

Energjia e rigjenerueshme dhe Web3 ishin temat kryesore të trajtuara në VivaTech 2022

VivaTech u rikthye në Paris për edicionin e tij të gjashtë nga datat 25-19 qershor në formatin online dhe me praninë e publikut, ku Geek Room së bashku me Vodafone ishin të pranishëm. Gjatë këtij eventi u prezantuan shumë produkte teknologjike të ndryshme, megjithatë shumica e produkteve ishin të fokusuara në disa tema kryesore.

web.jpg

Gjatë këtij viti në VivaTech u trajtuan 6 tema: Gara drejt 0 emëtimeve, rikthimi i lëvizshmërisë, e ardhmja e punës, “Përfshirja është një mentalitet”, Skajet e teknologjisë dhe Web 3. Menaxhuesja e këtij eventi, Julie Ranty tha se dy prej këtyre temave kishin një përqëndrim të veçantë, Gara drejt 0 emëtimeve dhe Web 3.

Me 1,800 startups që përfaqësojnë 70,000 vende pune dhe financim vjetor që i tejkalon $1 miliardë, GreenTech do të shndërrojë Francën në një referencë ndërkombëtare në këtë sektor.

 

VivaTech na dha mundësinë jo vetëm për reklamimin e inovacioneve që zhvillohen në Francë por dhe në përgjigjen ndaj sfidave të ditëve të sotme me të cilat startups përballen në arritjen e një transformimi radikal, përmes një angazhimi të vërtetë.” tha Clara Chappaz, drejtuese e La Mission French Tech.

Web3 – ajo që konsiderohet si versioni i ardhshëm i internetit – ishte tema e dytë nga rëndësia që u trajtua gjatë VivaTech. “Rëndësia e këtij trendi po rritet me kalimin e ditëve. Ne do të shpjegojmë se si ky zhvillim do të funksionojë, duke treguar mundësitë e ofruara për kompanitë e luksit, muzikën dhe industritë kreative së bashku me përdoruesit.” tha Ranty.

Ajo shtoi se VivaTech do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë ekspertët për t’u mbledhur dhe diskutuar nëse ky ndryshim do të ndodhë së shpejti.

Sunday, 19 June 2022 15:11 Last modified on Monday, 20 June 2022 10:23

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019