June 25, 2022

New York heq kabinën e fundit të telefonëve publik, duke i dhënë fund kështu një epoke

New York heq kabinën e fundit të telefonëve publik, duke i dhënë fund kështu një epoke

New York është hequr dhe kabina e fundit e telefonëve publik gjatë ditës së hënë. Gjatë kësaj dite punonjësit hoqën telefonin publik të fundit të mbetur në zonën e Midtown, duke i dhënë fund një epoke të vjetër. New York City nisi të hiqte nga rrugët këto telefonë publikë në 2015, ku zyrtarët tregonin se kishte ardhur koha për një invoacion dixhital.

Si një banues autokton i New York, ishte disi e hidhur t’i jepje lamtumirën telefonit publik të fundit të mbetur për shkak të vendit të rëndësishëm që ato kanë mbajtur në peizazhin fizik për dekada.” tha Matthew Fraser, komisioneri i zyrës së teknologjisë dhe inovacionit, në një deklaratë për shtyp.

Njësoj si ne kaluam nga përdorimi i kuajve tek automjetet, dhe nga automjetet tek aeroplani, evolucioni dixhital ka përparuar nga telefonët publik në kioskat me internet të shpejtësisë së lartë, për të plotësuar kërkesat e komunikimit që ndryshojnë dita-ditës.” shtoi ai.

Dikur kanë qenë më tepër se 6,000 telefonë publikë në New York, të cilët tashmë janë zëvëndësuar me stendat LinkNYC, të cilat ofrojnë wifi, karikimin e pajisjes tuaj dhe thirrje të brendshme për të gjithë përdoruesit falas.

LinkNYC shërbejnë gjitashtu si stenda reklamimi dhe për lajmërime të shërbimit publik. Shumë pak telefonë privatë kanë mbetur në New York, por zyrtarët nuk janë shumë të sigurtë nëse ato janë në gjendje funksionale.

Thursday, 26 May 2022 09:24

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019