May 30, 2020

FDA autorizon produktin portabël për të testuar Covid-19 brenda 5 minutash

Vlerëso këtë lajm
(1 Vote)
FDA autorizon produktin portabël për të testuar Covid-19 brenda 5 minutash

Një ndër sfidat e kësaj pandemie mbeten testet; sasia e kufizuar, koha e pritjes, distancat dhe radhët e gjata të cilat në vetvete janë të rrezikshme.

Zgjidhja vjen nga Abbott, një kompani prodhimi pajisjesh kujdesi mjeksor, e cila ka prodhuar më në fund një aparat testues për Covid-19 të aprovuar edhe nga FDA (Food and Drug Administration).

Abbott ID Now Covid-19 është praktikisht një laborator-në-kuti, i madh sa një aparat i vogël kuzhine, i cili mund të japë një rezultat pozitiv brenda 5 minutave dhe negativ në më pak se 15. Proces që do të shkurtojë pritjen, radhët dhe kufizimet.

100.jpg

ID Now do të përdorë metodën e testimit molekular, duke përdorur pështymën dhe mykun e pacientit aparati do të jetë në gjendje të identifikojë një pjesë të ADN të virusit. Me aprovimin edhe të FDA parashikohet prodhimi i 50,000 aparateve në ditë.

Alternativa po vijnë nga të gjitha cepat e botës, urojmë që kjo situatë të mbarojë sa më shpejt.

 

Saturday, 28 March 2020 18:06 Last modified on Saturday, 28 March 2020 21:06

Geek Room on Instagram