May 28, 2022

Në të ardhmen mund të ndërtohen pyje me pemë mekanike që do të thithin dioksidin e karbonit

Në të ardhmen mund të ndërtohen pyje me pemë mekanike që do të thithin dioksidin e karbonit

Klaus Lackner, profesor në Arizona State University, ka zhvilluar disa pemë mekanike të cilat janë mijëra herë më efiçiente se varieteti natyral. Këtë gjë ai e ka arritur duke vendosur disqe të larta vertikale me diametër 1.5 metër të cilat janë të mbuluara nga një rrëshirë kimike. Kjo rrëshirë kap CO2 nga ajri, dhe sapo ai të jetë mbushur tërësisht, vendoset brenda një fuçie që do të vendoset në një ambient të mbyllur.

75ee9215-225b-4e4b-9e9a-350681fd6dd8.sized-1000x1000.jpg

Aktualisht CO2 thjesht është grumbulluar dhe jo konvertuar në oksigjen, siç bëjnë pemët natyrale. Për momentin ky CO2 nuk përdoret nga asnjë projekt tjetër, por mendohet se së shpejti do të vijë një projekt i tillë që do të përdorë dioksidin e karbonit për të prodhuar karburant sintetik i cili do të përdoret nga aeroplanët.

Lackner planifikon të krijojë 3 pyje me pemë mekanike dhe e para do të hapet në Arizona më vonë gjatë këtij viti, me mbështetje prej $2.5 milionë nga granti i Department of Energy. Ato po dizenjohen dhe krijohen në ASU Center. Sapo të tre pyjet të jenë operacionalë, ato do të jenë në gjendje të thithin 1,000 tonë CO2 në ditë.

53366735-10440913-They_are_tall_vertical_columns_of_discs_each_about_5ft_in_diamet-a-39_1643142607227.jpg

Profesor Lackner shkruajti: “Humaniteti nuk mund të rrezikojë rritjen e nivelit të karbonit që lëviz në atmosferën tonë, prandaj ne duhet ta pakësojmë atë.” Ai shtoi gjithashtu se rekomandimi kryesor i tij është që e gjithë sasia e grumbulluar të përdoret, pasi 1,000 ton dioksid karboni në ditë janë një sasi e madhe.

Friday, 28 January 2022 08:14 Last modified on Friday, 28 January 2022 08:23

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019