Shkencëtarët kanë zhvilluar një sistem inteligjence artificiale që mund të analizojë skanimet e syrit të marra gjatë një vizite rutinë tek okulistët për të identifikuar se cilët prej tyre kanë një rrezik më të lartë për të pësuar atak kardiak.
Doktorët kanë zbuluar se ndryshimet në enët e vogla të gjakut në retinë janë shenjat e para që tregojnë për një sëmundje më të gjerë vaskulare, duke përfshirë këtu dhe problemet me zemrën.
Gjatë studimit të drejtuar nga University of Leeds, teknikat deep learning u përdorën për të stërvitur sistemin AI që të lexojë automatikisht skanimet e retinës për të identifikuar pacientët të cilët gjatë vitit pasardhës mund të pësojnë atak kardiak. Deep learning është një seri komplekse algoritmesh që bën të mundur identifikimin e strukturave të ngjashme nga kompjuteri dhe bërjen e parashikimeve.
Studiuesit raportojnë se sistemi AI ka patur një saktësi prej 70-80% dhe mund të përdoret si një mekanizëm dytësor referues për investigimin në thellësi kardiovaskular.
Chris Gale, profesor i Cardiovascular Medicine në University of Leeds dhe një nga autorët e këtij studimi tregoi: “Sistemi AI ka potencialin për të identifikuar individët që bëjnë një vizitë rutinë tek okulisti me rrezik të lartë për të pësuar sëmundje kardiovaskulare, dhe në këtë mënyrë mund të fillohet trajtimi i hershëm me medikamente parandalues të kësaj sëmundje.”