May 28, 2022

Meta po ndërton një superkompjuter AI

Meta po ndërton një superkompjuter AI

Facebook prej shumë kohësh i është përkushtuar inteligjencës artificiale dhe ato shpresojnë se kjo gjë do t’i ndihmojë me detyrën e vështirë të moderimit të postimeve nga 1 miliardë përdorues. Tashmë Meta ka vendosur të krijojë superkompjuterin e saj të parë për të përmbushur qëllimet e kompanisë.

Ditën e hënë Meta prezantoi AI Research SuperCluster (RSC), një superkompjuter që do të përdoret për projektet e kërkimit AI. Ky superkompjuter, i cili ka qenë në ndërtim e sipër prej 2 vitesh, mund të ndihmojë Meta në ndërtimin e software-ve shumë më të fuqishëm, që do të kryejnë detyra të vështira si përshembull gjetja e deklaratave të urrejtjes në postime.

220121130951-embargoed-0124-metas-ai-research-supercluster-exlarge-169_copy_copy.jpg

Me RSC ne mund të trajnojmë modele AI që përdorin sinjale multi-modale për të kuptuar kontekstin e një postimi, duke përfshirë këtu gjuhën, imazhet dhe tonin.” tha Shubho Sengupta, një inxhinier software-i në Meta për CNN Business.

Në postimin në blog, Meta tregoi se superkompjuteri përmban 6,080 GPU të ndarë në 760 noduj, duke e bërë këtë një nga pajisjet më të fuqishme në botë. Me masën e saj aktuale, ky superkompjuter është i barabartë me superkompjuterin Perlmutter në National Energy Research Scientific Computing Center. Kur pajisja e Meta të kompletohet gjatë këtij viti, do të ketë 16,000 GPU dhe kompania beson se superkompjuteri do të mund të kryejë 5 kuintilion (5 x 1018) veprime në sekondë.

Tuesday, 25 January 2022 00:20

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019