January 29, 2022

Sa rezistentë ndaj ujit janë pajisjet tona Android dhe iPhone?

Sa rezistentë ndaj ujit janë pajisjet tona Android dhe iPhone?

Ne mund të na ketë qëlluar që pajisja jonë të laget nga një gotë uji e derdhur në tavolinë apo nga rënia në një pellg me ujë, dhe vetëm këtu ne e kemi kuptuar vlerën e rezistencës ndaj ujit që pajisjet tona ofrojnë. Më parë kjo aftësi ishte e pranishme vetëm tek smartphone-t e mëdhenj të dizenjuara për punonjësit në ndërtim, mirëpo tani ajo është e pranishme tek shumica e smartphone-ve në treg, të cilët vlerësohen me IP67, IP68 dhe IPX8 water-resistance.

Mirëpo cili është kuptimi i këtyre vlerësimeve?

Vlerësimet IP janë një standart I vendosur nga International Electromechanical Commission. Sipas kësaj organizate, kodet janë dizenjuar si një “sistem klasifikimi për shkallën e mbrojtjes së ofruar nga pajisjet elektrike”. Numri i parë në kodin e vlerësimit tregon shkallën e mbrojtjes kundër trupave solide të huaj që mund të futen në pajisjen tuaj, si përshembull gishti apo rëra. Këto nivele variojnë nga 0 deri në 6.

Numri i dytë përfaqëson shkallën e mbrojtjes ndaj futjes së lagështisë apo likuideve në produktin e testuar. Nivelet variojnë nga 0 deri në 8.

Ndonjëherë ju mund të shikoni disa produkte të vlerësuar me një X në vend të një numri, si në rastin e IPX8. Në këtë rast, një kompani nuk ka paraqitur detajet e testimit, prandaj numri është zëvëndësuar me një X. Një pajisje me vlerësim IPX8 mund t’i mbijetojë një “zhytjeje në ujë”, por nuk është vlerësuar zyrtarisht mbi mbrojtjen ndaj futjes së rërës.

iPhone 13 Pro Max reklamohet me një vlerësim IP68, dhe prodhuesit tregojnë se pajisja mund të durojë 30 minuta nën ujë në thellësi 6 metra. Dhe Samsung Galaxy S21 Ultra ka vlerësimin IP68, por prodhuesit tregojnë se pajisja mund të futet në një thellësi deri në 1.5 metra për 30 minuta, në mënyrë që të jetë ende funksionale.

Minimumi i thellësisë dhe kohës që një pajisje duhet të kalojë nën ujë për t’u vlerësuar me IP68 është 1 metër për 30 minuta. Pjesa tjetër varet nga vetë prodhuesi, nëse ai i tejkalon këto aftësi.

Friday, 14 January 2022 10:11 Last modified on Friday, 14 January 2022 16:07

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019