January 29, 2022

Apple mund të lançojë një headset me AR vitin e ardhshëm me fuqi llogaritëse të njejta me një Mac

Apple mund të lançojë një headset me AR vitin e ardhshëm me fuqi llogaritëse të njejta me një Mac

Apple mund të lançojë heaset-in e saj të shumë përfolur me AR gjatë vitit të ardhshëm, siç tregohet në raportimet e reja. Ai pritet të prezantohet gjatë 3 mujorit të 4-t të 2022 dhe do të vijë me dy proçesorë, ku njëri do të ketë të njejtë fuqi llogaritëse me Mac.

Proçesori do të jetë i ngjashëm me M1, që aktualisht përdoret në laptopët MacBook Pro dhe tabletët iPad Pro, por do të zhvillohet posaçërisht për këtë pajisje. Detajet rreth këtij projekti vijnë nga analisti i mirënjohur i produkteve të Apple, Ming-Chi Kuo.

28297810-8311253-image-a-25_1589281754053.jpg

Proçesori i dytë loë-end do të menaxhojë aspektet që lidhen me sensorët të Headset-it. Fuqia llogaritëse e këtij sensori do të jetë “shumë më e lartë se ajo e një iPhone”.

Kuo tha gjithashtu se pajisja do të jetë në gjendje të suportojë virtual reality dhe AR, falë dy ekraneve 4K Micro OLED nga Sony. AR i vendos pamjet e gjeneruara në kompjuter mbi një sipërfaqje reale (Pokemon Go është një shembull i AR), ndërkohë që VR është tërësisht virtual.

Apple është kontaktuar nga shumë gazetarë në lidhje me deklaratat e Kuo, por ato nuk kanë patur asnjë reagim mbi fjalët e analistit më të saktë të Apple në botë.

Saturday, 27 November 2021 11:39

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019