January 29, 2022

NASA përgatitet për të devijuar trajektoren e asteroidit për herë të parë në testimet e mbrojtjes planetare

NASA përgatitet për të devijuar trajektoren e asteroidit për herë të parë në testimet e mbrojtjes planetare

NASA është përgatitur për të nisur një anije kozmike me qëllim testimin nëse ky mjet është në gjendje të devijojë trajektoren e asteroidit, duke shpëtuar kështu Tokën nga një rrezik i madh.

Për fat të mirë, asteroidi në të cilin do të kryhen testimet nuk e rrezikon planetin tonë, mirëpo shkencëtarë të ndryshëm duke përfshirë këtu dhe Stephen Hawking e kanë përshkruar impaktin e një ngjarjeje të tillë si një nga rreziqet më të mëdha që i kanosen njerëzimit.

Nisja e Double Asteroid Redirection Test (DART) do të bëhet ditën e martë dhe anije kozmike do të jetë e lidhur me raketën Falcon 9SpaceX.

Vetë DART ka madhësinë e një makine të vogël. Ai më pas do të përplaset në një shënjestër shumë më të madhe dhe me shpresë do të arrijë të devijojë trajektoren e tij. Gjatë gjithë kohës ky aksion do të mbikëqyret nga sateliti LICIACube i zhvilluar nga agjensia hapësinore italiane.

Ky do të jetë demonstrimi i parë i teknikës së “impaktuesit kinetik”. Devijimi i trajektores së asteroidit do të jetë qëllimi kryesor i misionit prej $330 milionë.

Kjo teknikë preferohet në vend të shpërthimit të asteroidit, pasi nëse asteroidi shpërthehet Toka do të jetë sërisht e rrezikuar nga mbetjet e saja në hapësirë.

Tuesday, 23 November 2021 00:31

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019