January 29, 2022

Moska vendos një sistem pagese përmes njohjes së fytyrës në më tepër se 240 stacione metrosh

Moska vendos një sistem pagese përmes njohjes së fytyrës në më tepër se 240 stacione metrosh

Moska lançoi ditën e premte shërbimin e ri “Face Pay”, një shërbim pagese përmes njohjes së fytyrës, në më tepër se 240 stacione metrosh. Ky shërbim mbështetet në fotografitë e ruajtura për të validuar pagesën në metro, dhe është një shqetësim i madh për sigurinë e personave duke ditur teknologjinë e njohjes së fytyrës të përdorur më parë nga qeveria e vendit.

Face Pay kërkon që udhëtuesit të bëjnë upload një fotografi të tyren dhe të lidhin kartën bankare me aplikacionin Mosmetro. Pasi gjithçka të jetë regjistruar, mjafton të shikoni në kameran e instaluar në sitet e kalimit për të paguar biletën e metros.

Face Pay launched at all Moscow Underground stations

Autoritetet e Moskës presin që si fillim shkalla e përdorimit të jetë e përhapur në 10 – 15% të popullsisë, dhe kjo gjë do të ndihmojë në reduktimin e rradhës dhe pritjes për t’u futur në metro.

Gjithçka konceptualisht është mjaft intuitive. Ky koncept ka kaluar dhe në mendjen e Amazon e cila përmes Amazon One do të bënte të mundur identifikimin përmes njohjes së shenjave të dorës. Department of Information Technology në Moskë deklaroi se këto fotografime të grumbulluara nuk do t’i dorëzohen policisë dhe do të ruhen në sistemin e enkriptuar GIS ETSHD.

Megjithatë kjo deklaratë nuk i ka bindur aspak mbështetësit e privatësisë në Rusi. “Ky është një hap tepër i rrezikshëm në Rusi i cili kërkon të ketë kontroll mbi popullin e tij.” tha Stanislav Shakirov.

Sunday, 17 October 2021 08:54

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019