October 18, 2021

OnePlus përgatit eventin e ardhshëm për prezantimin e produkteve të reja në 13 tetor

OnePlus përgatit eventin e ardhshëm për prezantimin e produkteve të reja në 13 tetor

Kjo periudhë e vitit për OnePlus zakonisht është e mbushur me leaks dhe renders të smartphone-it të ardhshëm flagship, një version i update-uar i smartphone-it të publikuar gjatë verës. Megjithatë gjatë javëve të fundit kemi kuptuar se OnePlus 9T nuk do të ofrohet këtë vit, pasi kompania është fokusuar në bashkimin e sistemeve operative ColorOS dhe OxygenOS.

OnePlus-9RT-announcement-poster-Weibo.jpg

Sipas një postimi në rrjetin social Weibo, OnePlus ka lajmëruar organizimin e një eventi në Kinë me datë 13 tetor. Në këto renders shihet një pajisje e re OnePlus 9RT me ngjyrë argjendi dhe me një sistem kamerash të riorganizuar në pjesën e pasme. Në të njejtën kohë OnePlus do të prezantojë dhe Buds Z2, pasardhësin e kufjeve Buds Z që u prezantuan vitin e kaluar.

OnePlus-Buds-Z2-announcement-poster-Weibo.jpg

Kohët e fundit kompania konfirmoi se seria T është ndërprerë deri në një moment të dytë, pasi OnePlus do të fokusohet në zhvillimin e modeleve specifike për regjione të ndryshme. OnePlus 9RT është pikërisht një pajisje e tillë, një upgrade i OnePlus 9R i cili do të shitet ekskluzivisht në Kinë dhe Indi.

 

 

Bashkë me këto prezantime, leakers-at Evan Blass dhe Ishan Agarwal ndanë disa pamje të produkteve që priten të lançohen në datën 13 tetor. Të dyja pajisjet janë pothuajse të njejta në pamjen e jashtme dhe vijnë me disa përmirësime të vogla.

 

Sunday, 10 October 2021 00:21 Last modified on Sunday, 10 October 2021 00:58

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo