November 30, 2021

Microsoft sapo u bë kompania e parë e madhe që mbështeti lëvizjen e të drejtës për riparim

Microsoft sapo u bë kompania e parë e madhe që mbështeti lëvizjen e të drejtës për riparim

Microsoft ka vendosur që t’i prodhojë pajisjet e saj në një mënyrë që riparimi të bëhet më i thjeshtë dhe nga vetë përdoruesit. Me shumë mundësi presioni ka qenë i madh gjatë kohëve të fundit brenda aksionerëve, dhe tashmë që kompania e pranoi publikisht lëvizja e së drejtës për riparim ka regjistruar një fitore të madhe.

Në qershor As You Sow kishte dorëzuar një rezolutë tek aksionerët ku propozonte se Microsoft duhet të ekzaminonte avantazhet ambientale dhe sociale që vijnë me lehtësimin e riparimit të pajisjeve përmes mjeteve të duhura, pjesëve dhe instruksioneve të riparimit.

Para kësaj rezolute, Microsoft (njësoj si shumë kompani të tjera), kishte filluar t’i bënte pajisjet e saja shumë të vështira për t’u riparuar nga vetë personat, të cilët do të detyroheshin t’i dërgonin pajisjet e tyre për riparim vetëm në dyqanet zyrtare të kompanisë.

Mirëpo ditën e enjte, Grist raportoi se Microsoft është gati të bëjë hapin e madh, madje duke punësuar një konsultues të pavarur i cili do të studiojë për rrugë të reja që do të ndihmojnë aksesimin e pjesëve dhe informacioneve për uljen e mbetjeve elektronike, dhe do të jenë më miqësore me mjedisin. Rezultatet e këtij studimi priten të dalin në fund të vitit 2022.

Friday, 08 October 2021 08:53 Last modified on Friday, 08 October 2021 09:13

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

Geek Room © 2019