September 20, 2021

Samsung prezanton rripat e rinj të krijuar nga materiale ekologjike për Galaxy Watch 4

Samsung prezanton rripat e rinj të krijuar nga materiale ekologjike për Galaxy Watch 4

Samsung sapo ka prezantuar 6 rripa të rinj limited edition të krijuara nga materiale të ricikluara dhe miqësore me ambientin, duke përfshirë dhe lëkurën e mollëve për Galaxy Watch 4. Këto rripa janë krijuar në bashkëpunim me Sami Miro, një fashion designer i cili është i njohur për përdorimin e materialeve ekologjike në produktet e tij.

Rripat e quajtur “Midnight Black” dhe “Stratus Sky” janë krijuar 100% nga lëkura e mollëve të grumbulluara nga industria e frutave. Samsung tregon se ky material ka një pamje luksoze si lëkura, por nuk është e siguruar nga kafshët.

Samsung Galaxy Watch 4 straps

4 rripat e tjerë (Aurora Night, Cloud Sea, Earth Sunrise dhe Dawn Atlas) përdorin material poliuretan termoplastik, i cili është gjithashtu i riciklueshëm. Bashkë me rripat e rinj, Samsung prezantoi dhe 3 backgrounds që i përshtaten ngjyrave të rripave. Ju mund t’i shkarkoni ato nga Google Play Store.

Samsung ka filluar në mënyrë progresive të jetë sa më miqësore me ambientin. Në paketimin e produkteve ato përdorin materiale të riciklueshme, ndërsa në fabrikat e prodhimit në SHBA, Kinë dhe Evropë kanë filluar të përdorin energji të rinovueshme. Interesant është fakti se në Korenë e Jugut, Samsung nuk i ka implementuar akoma këto teknologji, por kompania tregon se po punon fort në këtë drejtim.

Samsung Galaxy Watch 4 straps

Megjithatë Samsung ka shumë punë për të bërë për reduktimin e impaktit ambiental të pajisjeve të saj, sidomos në pjesën e mirëmbajtjes së tyre.

Sunday, 12 September 2021 01:23

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo