SpaceX e Elon Musk është duke u përgatitur për të nisur drej hapësirës një satelit i cili do të transmetojë reklama drejtpërsëdrejti në Twitch dhe YouTube sipas një raportimi të ri.
Startup-i kanadez Geometric Energy Corporation do të dërgojë një CubeSat në një raketë Falcon 9 ku njëra anë do të ketë një ekran ku do të shfaqen reklama. Sipas raportimit nga Insider, kompania do të ketë një selfie stick i cili do të dalë nga sateliti dhe do të transmetojë pamjet drejtpërdrejt në kanalet përkatëse.
Kompania që po financon satelitin do të organizojë dhe misionin Doge-1 Mission to the Moon, i cili do të jetë misioni i parë komercial hënor që është paguar me Doge Coin. GEC nuk ka treguar ende se sa do të kushtojë blerja e kohës së reklamimit në billboard-in orbital apo se sa do të kushtojë lançimi i CubeSat.
Personat që duan të reklamojnë produktin e tyre duhet të blejnë 5 lloje tokens duke përdorur pagesa me kriptovaluta si Ethereum ose Doge. 5 tokens përbëhen nga Beta për koordinatën X, Rho për koordinatën Y, Gamma për ndriçimin, Kappa për ngjyrën dhe XI për kohën.
“Unë po përpiqem të arrij diçka që do të demokratizojë aksesin në hapësirë dhe do të lejojë pjesëmarrjen e paçentralizuar.” tha Samuel Reid, CEO i GEC.