September 20, 2021

Pfizer dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinave anti-COVID në Evropë

Pfizer dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinave anti-COVID në Evropë

Dy kompanitë Pfizer dhe Moderna janë përgatitur për të gjeneruar miliarda dollarë përfitim gjatë këtij viti, ndërkohë që vazhdimisht po firmosin kontrata të reja me vende tepër të shqetësuara mbi përhapjen e versionit Delta të koronavirusit.

Pfizer rriti çmimin e vaksinave kundër COVID-19 me 20%, dhe nga ana tjeter Moderna e rriti me 10% në kontratat e fundit me Bashkimin Evropian. Kushtet e marrëveshjes për sigurimin e 2.1 miliardë dozave në total deri në vitin 2023 midis shteteve dhe kompanive ndryshuan paksa pasi u vu re që vaksinat me acid ribonukleik (ARN) kishin një efikasitet më të lartë se vaksinat tradicionale të zhvilluara nga J&J dhe AstraZeneca.

Çmimi i ri për një vaksinë Pfizer shkoi nga €15.50€19.50 sipas kontratave të nënshkruara të siguruara nga Financial Times.

Çmimi për një vaksinë Moderna shkoi nga $22.60$25.50. Çmimi fillestar i ofruar ishte $28.50 por u ul më vonë për shkak të porositjes së një numri më të madh vaksinash. "Pasi pandemia të përfundojë, çmimet mund të rriten dhe më shumë" thonë kompanitë.

Diferenca në përfitime midis kompanive që prodhojnë vaksina me ARN dhe atyre që prodhojnë vaksina tradicionale pritet të zgjerohet shumë më tepër me kalimin e kohës.

Tuesday, 03 August 2021 03:09 Last modified on Tuesday, 03 August 2021 10:18

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo