May 30, 2020

Samsung rrëmben 61 çmime në iF Design Awards 2020

Vlerëso këtë lajm
(1 Vote)
Samsung rrëmben 61 çmime në iF Design Awards 2020

Konceptet e Samsung duken gjithmonë fantastike dhe me një stil të veçantë i cili për shumicën prej nesh shërben si magnet për të përzgjedhur produktet e ofruara. Ndonëse në Geek Room flasim më shumë për smartphone dhe televizore, Samsung ofron një mori produktesh 61 prej të cilave këtë vit u vlerësuan nga iF Design Awards 2020.

Saktësisht vlerësimet u ndanë në: 34 çmime për dizajnin e produktit, 8 për konceptimin profesional, 17 për dizajnin e komunikimit dhe 2
për dizajnin e paketimit. Midis tyre disa nga më të vlerësuarit janë Galaxy Fold, Bespoke Fridge, Sero Tv, Galaxy Watch Active2, Space Monitor etj.

Të gjitha produktet e vlerësuara nga iF Design Award 2020 do të shfaqen në Berlin në datat 2 deri 10 maj, gjatë Berlin Design Week 2020. Nëse jeni në qytet këtë javë, ja vlen të shkoni për ti parë nga afër.

2_The-Bespoke-Refrigerator.jpg

Monday, 10 February 2020 15:20

Geek Room on Instagram