September 20, 2021

Beats lançon Studio Buds me active noise-cancelation dhe transparency mode

Beats lançon Studio Buds me active noise-cancelation dhe transparency mode

Ditën e sotme Beats prezantoi Studio Buds, të cilat janë kufje wireless tepër të ngjashme me AirPods.

Shërbimet kryesore që ofrohen në këto kufje janë active noise-cancelation që eleminon zhurmat në background duke përdorur mikrofonët në pjesën e jashtme, dhe transparency mode, e cila është prezente në momentet kur ju dëshironi të dëgjoni më tepër zhurmat që ju rrethojnë falë përdorimit të të njejtëve mikrofonë.

Beats launches Studio Buds with ANC and transparency mode

Studio Buds nuk përmbajnë Apple Silcion si modelet e tjera Beats. Megjithatë ato ofrojnë sërish one-touch pairing për të gjitha pjisjet Apple dhe Android. Në pajisjet Android, firmware upgrades mund të bëhen vetëm nëpërmjet aplikacionit Beats, ndërkohë që kjo gjë bëhet normalisht në pajisjet Apple.

Këto kufje përfshijnë gjithashtu voice assistants. Në iPhone, mjafton të thoni “Hey Siri” për të aktivizuar asistentin virtual. Në pajisjet Android ju mund ta aktivizoni voice assistant vetëm nëpërmjet aplikacionit Beats.

Beats launches Studio Buds with ANC and transparency mode

Dhe pse ato nuk janë krijuar specifikisht për t’u përdorur gjatë stërvitjes, Beats Studio ofrojnë një vlerësim IPX4 të rezistencës ndaj djersës dhe ujit. Kufjet mund të mbajnë bateri deri në 8 orë nëse ju dëgjoni muzikë me shërbimin active noise-cancelation ndezur, dhe 5 orë kur përdoret transparency mode. Kasa mbajtëse ofron 2 karikime ekstra për kufjet, duke e çuar jetëgjatësinë e baterisë deri në 24 orë.

Çmimi i Beats Studio Buds është $150 dhe vijnë në tre ngjyra: White, Black dhe Beats Red.

Wednesday, 16 June 2021 00:30 Last modified on Wednesday, 16 June 2021 00:31

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo