Microsoft po bën vazhdimisht ndryshime në Windows 10. Disa prej këtyre ndryshimeve mund të jenë më të suksesshme se të tjerat.
Në taskbar tani është shtuar një widget për Weather and News. Ai filloi të shfaqej në PC Windows 10 në qershor të 2020 në cepin e djathtë, ngjitur me orën dhe zonën e njoftimeve. Nëse ju klikoni në të, do t’ju shfaqet një panel me më tepër informacione rreth motit, stocks, rezultateve në sporte e shumë informacione të tjera.
Nëse ju nuk jeni një fans i këtij ndryshimi, është mjaft e thjeshtë për ta hequr atë.
- Fillimisht klikoni butonin e djathtë kudo në taskbar
- Nga menuja që shfaqet, zgjidhni News and Interests
- Më pas klikoni Turn Off
Kjo ishte e gjitha! Tashmë ky widget nuk do të jetë më prezent në taskbar-in tuaj. Nëse ju do të dëshironi ta riktheni këtë widget, mjafton të hapni të njejtën menu dhe zgjiddhni Show Icon and Text. Ju mund të zgjidhni dhe opsionin Show Icon Only, për një widget që zë më pak vend në taskbar.