Samsung ka prezantuar dy pajisje të reja Galaxy Book: atë Pro (një version i rregullt) dhe Pro 360 (një touchscreen convertible). Ato fillojnë nga $999 dhe $1,199 respektivisht.
Këto laptopë tentojnë të kombinojnë disa shërbime që i kanë bërë Galaxy Books të mëparshëm të veçantë. Më kryesorja është përdorimi i ekraneve AMOLED në versionin Pro dhe Super AMOLED në Pro 360. Diferenca mes tyre është funksioni touchscreen i integruar, bashkë me efiçiencën pak më të lartë të energjisë. Sipas Samsung këto panele prodhojnë më pak Blue Light se panelet LCD.
Një tjetër veçori e tyre është pesha shumë e vogël e tyre. Galaxy Book Pro 13 peshon vetëm 0.87kg, dhe laptopët më të lehtë se to janë shumë të rrallë. Modeli Pro 360 është disi më i rëndë, rreth 1kg.
Më në fund po shikojmë një S Pen të ri për herë të parë, megjithatë diferenca e vetme mes të dyve është vetëm trashësia. Ky S Pen do të ofrohet në paketim në versionin Pro 360, i cili nuk do të ketë një vend specifik për ruajtjen e tij.
Këto pajisje do të ofrohen me gjeneratën më të re të proçesorëve nga Intel, 11th Gen, karta grafike Iris Xe të integruara dhe Dolby Atmos speakers. Në Pro 13 dhe 15 ofrohen një portë USB-C, një USB-A, HDMI, vend për audio jack dhe microSD. Pro 360 në vend të USB-A ofron një tjetër USB-C dhe suport për rrejtin 5G.