May 18, 2021

Update i Windows 10 po shkakton ekranet blu të vdekjes, ja çfarë duhet të bëni

Update i Windows 10 po shkakton ekranet blu të vdekjes, ja çfarë duhet të bëni

Fjala po përhapet se security update i kësaj jave nga Windows 10 po shkakton problem masive për disa përdorues të saj, ndërkohë që disa të tjerë nuk mund ta instalojnë dot atë.

Ky është një problem i rëndësishëm pasi update-i i dizenjuar KB5001330 rregullonte 5 të metat “zero day” dhe disa probleme remote-code-execution. Pasi ky patch u publikua ditën e martë, njerëzit filluan të ankoheshin në forume të ndryshme se KB5001330 nuk po instalohej, duke shkaktuar boot loops dhe ekranin blu të vdekjes.

Ajo që ne ju këshillojmë është mos instalimi i këtij update-i deri sa Windows të adresojë këtë problem. Nëse ju e keni instaluar këtë update dhe mund të aksesoni Windows-in por po hasni probleme, zgjidhja më e mirë është çinstalimi i këtij patch dhe rindezja e pajisjes.

Ja si duhet të veproni:

  • Hapni aplikacionin Settings në Windows 10
  • Klikoni në Update and Security
  • Zgjidhni Windows Update dhe më pas View Update History
  • Klikoni në Uninstall updates dhe zgjidhni Security Update for Microsoft Windows (KB5001330) dhe më pas konfirmoni kur Windows t’ju pyesë nëse jeni të sigurt
  • Rindizni PC tuaj

Nëse ju keni ngecur në një boot loop atëherë duhet të merrni disa masa më drastike. Siç është përmendur në këto forume, disa përdorues kanë dalë nga ky boot loop duke çaktivizuar driver signature enforcement, gjë të cilën mund ta bëni duke zgjedhur Advanced Startup gjatë sekuencës së ndezjes së Windoëws dhe duke klikuar butonin Troubleshot, më pas navigoni në opsionet Advanced dhe çaktivizoni driver signature enforcement në Startup Settings.

Saturday, 17 April 2021 00:10 Last modified on Saturday, 17 April 2021 00:15

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo