May 18, 2021

Çfarë është FLoC dhe si do të ndryshojë ai browsing në të ardhmen

Çfarë është FLoC dhe si do të ndryshojë ai browsing në të ardhmen

Tradicionalisht, kur ju shfletoni internetin aktiviteti juaj ndiqet nga cookies. Cookies janë disa copëza të dhënash që shkarkohen në pajisje dhe ndjekin lëvizjet e tua në web. Nëpërmjet tyre juve ju shfaqen reklama në website të ndryshme që lidhen me kërkimet e tua më të fundit.

Çfarë është FLoC

Federal Learning of Cohorts është një iniciativë nga Google për eleminimin e third-party cookies duke i zëvëndësuar ato me diçka më anonime, që në vend të ndjekjes së lëvizjes në web, është dizenjuar të grumbullojë përdoruesin në grupime të mëdha që bazohen në interesat e tyre.

Si funksionon FLoC

Kur kjo teknologji të implementohet, browseri juaj do të përdorë algoritme për të krijuar grupime në bazë të siteve që ju vizitoni. Brenda këtyre grupimeve do të jenë me mijëra përdorues që kanë interesa të njejta. Reklamuesit më pas do të përdorin këto grupime në mënyrë që t’ju shfaqin reklamat përkatëse. Për momentin FLoC do të jetë pjesë e versioneve të reja të Chrome.

A është e mundur që FLoC të cënojë privatësinë?

Udhëzimet zyrtare mbi FLoC shënojnë se ka disa raste ku teknologjia mund të abuzohet dhe të zbulohen të dhënat e përdoruesve.

Çfarë mendimi kanë të tjerët?

DuckDuckGo nuk i mbështet këto plane të Google pasi ato mund të cënojnë privatësinë e përdoruesve. Kjo kompani ofron gjithashtu një Chrome extension për t’ju ndihmuar që të bllokoni FLoC.

Saturday, 17 April 2021 00:07

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo