Teoritë e konspiracionit nga të qenit të vërteta i ndan mungesa e fakteve. Ndaj edhe nuk dimë si ta quajmë infomacionin e radhës kur ai citohet nga një ish punonjës i një prej agjensive të inteligjencës më të mëdha në botë.
Bill Evanina, ish drejtor i National Counterintelligence and Security Center thotë se Pekini po përdor situatën e pandemisë dhe testimeve për qëllime të errëta. Sipas tij Kina po përpiqet të kopjojë ADN-në e qytetarëve amerikanë.
Krahas sistemit më agresiv të survejimit në botë, republika komuniste i ka kërkuar 700 milion meshkujve të vetë që të japin kampione ADN-je. E sipas Evanina shtrirja e praktikave të saj ka prekur edhe gati 80% të adultëve amerikanë. “Ata dinë ku shkojmë, çfarë bëjmë, e çfarë hamë, këtij infomracioni duan t’i shtojnë edhe ADN për të krijuar nga një profil për secilin.”
Drejtori i NCSC mhedh akuza mbi BGI Group, kompaninë më të madhe të bioteknologjisë në botë, e cila ka ofruar që të ndërtojë laboratore testimi si edhe të ofrojë ndihmë për menaxhim dhe ekspertizën e vetë në fushë. Ai thotë se kjo ndihmë është një kalë Troje për t’u infiltruar në të dhënat mjekësore të qytetarëve të U.S.A. Ndryshe nga shumë vende demokrate të perëndimit, kompanitë kineze janë të detyruara të ndajnë informacione me qeverinë e tyre.
Pas këtyre deklaratave BGI Group ka mohuar akuzat; “Nocioni se të dhënat gjenetike të qytetarëve amerikanë janë të kompromentuara nëpërmjet aktiviteteve të BGI në US janë të pabaza.”