Tregu për zhvilluesit e aplikacioneve në vendin tonë për fat të keq është i varfër. Si programuesit, ashtu edhe klientët varen goxha nga tregjet e huaja. Megjithatë nuk mungon iniciativa nga institucione që duan të sjellin inovacion.
UK-Albania Tech Hub dhe Ambasada Britanike në Shqipëri kanë organizuar një kompeticion dedikuar pikërisht kësaj pjese. Qëllimi i konkursit: të sjellë vajzat dhe djemtë e rinj drejt inoavacionit dhe suksesit të ideve të tyre.
Kushdo që ka një ide për të sjellë një aplikacion për të përmirësuar aspekte sociale të vendit tonë, problemet apo thjesht për të sjellë diçka të re mundet të bëhet pjesë. Idea më e mirë do të mbështetet nga UK-Albania Tech Hub. Kjo do të thotë se atij/asaj do i vihet në dispozicion një programues për ta krijar atë si dhe të gjitha kostot e zhvillimit të tij do të mbulohen nga ky projekt.
Kandidatët duhet të jenë nga 12 deri në 21 vjeç dhe aplikimet janë të hapura deri në 1 shkurt 2021.
Për më shumë info, ndiq UK-Albania Tech Hub në Instagram – KLIKO KËTU