January 19, 2021

Ushtria Amerikane po punon për teknologji që lexojnë mendjen e njerzve

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Ushtria Amerikane po punon për teknologji që lexojnë mendjen e njerzve

Mesa duket nuk qenka vetëm Neuralink i Elon Musk i interesuar për të lexuar valët e trurit, por edhe ushtria e USA.

Një program i financuar nga U.S Army ka arritur të ndajë sinjalet që ndikojnë në sjellje nga ata që nuk ndikojnë. Pra praktikisht komandat e trurit për trupin janë ndarë veç e tani po punojnë me sinjalet emocionale dhe ato që formojnë artikulimin e mendimit.

Kërkuesit duan që me kalimin e kohës të arrijnë të dërgojnë informacion direkt në tru, në mënyrë që ata të ndërrojnë aksion në situata ku nevojitet veprim i shpejtë. Duke krijuar kështu një komunikim të heshtur i cili eventualisht do të lidhë ushtarët me kompiutera duke dhënë e marrë sinjale.

Projekti i është besuar University of Southern California në partneritet me Duke and New York University, dhe Oxford.

Gjatë eksperimenteve, është arritur të lexohen e të ndahen mjaft kategori sinjalesh por vetëm se arrin ta lexosh diçka nuk do të thotë se mund ta kuptosh atë. Sintetizimi i materialeve, krijimi i një alfabeti kërkon dekada kohë por edhe në momentin e krijimit të infrastrukturës kërkohen trajnime të gjata nga njerzit që do të dalin vullnetar për teste. 

 

 

Friday, 27 November 2020 18:04 Last modified on Friday, 27 November 2020 21:41

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo