November 27, 2020

Musk thotë se njerëzimi do të jetojë në kabina xhami në Mars së shpejti

Vlerëso këtë lajm
(3 votes)
Musk thotë se njerëzimi do të jetojë në kabina xhami në Mars së shpejti

Aktualisht njeriu i tretë më i pasur në botë, Elon Musk ka investuar biliona dollarë në ëndrrën e tij për të kolonizuar planetin Mars. Kompania e tij SpaceX është shembulli më i mirë i suksesit, pionere në fushë por tregues konkret i nivelit të besimit që Musk ka në këtë ide.

Gjatë një shkëmbimi komentesh në Twitter, sipërmarrësi ka ndarë idetë e tij se si do të fillojë ky proçes; "Jeta do të jetë në kupola xhami fillimisht. Me kalimin e kohësplanetin do ta shndërrojmë në habitat për të mundësuar jetën, si Toka."

 

 

Ai është i qartë se proçesi i transformimit të planetit është shumë i gjatë për jetëgjatësinë tonë, por të paktën stabilizimi i një stacioni aty është fitore e madhe. E mbi të gjitha duhet me patjetër të krijohen mundësitë që stacioni të jetë i aftë të funksionojë edhe me resurset e veta pa nevojën e planetit tokë.

Si kohë reference ai ka përdorur Luftën e Tretë Botërore, jo se e parashikon një të tillë por është me rëndësi që një qytet në Mars të ketë një afat, si prioritet i planetit Tokë

Muajin e shkuar SpaceX foli gjithashtu për qeverisjen e Marsit, i cili duhet të jetë një planet i lirë. Ku juridiksioni i asnjë qeverie të mos ketë efekt aty. është e nevojshme që të krijohet një legjistlacion i ri, duke pasur parasysh rregulla për natyrën kolonizatore, funksionin e tranzitit nga njëri planet në tjetin etj. 

Musk pranon se jetesa në një stacion në Mars do të jetë e rrezikshme; "Ka shanse të mëdha për të vdekur, do të jetë e vështirë për të shkuar aty, por do të jetë e lavdishme nëse ia dalim."

Sunday, 22 November 2020 12:56

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo