January 19, 2021

ONE HomeNet, shërbimi më i ri që mundëson internet super të shpejtë, kudo

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
ONE HomeNet, shërbimi më i ri që mundëson internet super të shpejtë, kudo

Kush nuk do e dëshironte internetin në shtëpi që të ishte shumë i shpejtë dhe të aktivizohej menjëherë, vetëm me një buton. Pa teknikë dhe pa kabuj. Si me magji.

ONE Telecommunications, e sjell këtë realitet për ju! Premtuam të përmirësojmë jetën tuaj dhe HomeNet është një prej premtimeve të mbajtura. Bëhet fjalë për një pajisje fantastike, e cila mundëson internet super të shpejtë, në çast, kudo.

HomeNet përmbush kërkesat e të gjithë familjes, pasi instalohet fare thjesht, nuk ka kabuj dhe mundëson internet të pandërprerë kudo ku ti je. Gjithashtu, të lejon të ndash gjithçka me miqtë, të shohësh serialin e preferuar, apo të dëgjosh këngën që të është fiksuar për momentin me një shpejtësi prej 150 Mbps, në çdo cep të shtëpisë dhe të Shqipërisë. Praktikisht, ti mund të jesh në Tiranë ose në Theth, çastet e bukura mund t’i postosh menjëherë, me të njëjtën shpejtësi rekord.

Nëse dëshiron që rrjeti ONE 4G+ i evoluar të të shoqërojë në çdo aventurë, mund të themi me bindje të plotë se HomeNet është pajisja që të nevojitet. Mund ta marrësh me vete në mal, në çdo udhëtim me miqtë, apo të lundrosh deri sa Netflix të të dërgojë njoftimin “Faleminderit që ke parë çdo serial. Je i preferuari ynë!”.

HomeNet ofrohet si një shërbim i mëvetësishëm, por për më shumë benefite, mund të bëhesh një abonent i zgjuar, ta kombinosh me planet ONE UNLIMITED dhe ta përfitosh me çmim promocional.

Teknologjia nuk ka pse të jetë e vështirë! Me ONE, ajo merr trajtat e HomeNet, pa kabuj dhe me super shpejtësi.

Wednesday, 11 November 2020 11:08 Last modified on Thursday, 12 November 2020 11:10

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo