January 19, 2021

Edhe smartphonët më të mirë në botë hackohen në më pak se 5 minuta

Vlerëso këtë lajm
(2 votes)
Edhe smartphonët më të mirë në botë hackohen në më pak se 5 minuta

E kush e dinte që hackimi është ndër sportet më fitimprurës të momentit. 

Tianfu Cup dhe Pwn20wn janë kompeticione zyrtare të cilat shohin skuadra hackerash etikë të infiltrohen në sisteme, aparate e platforma të famshme. 

Në total u fituan $136,000 në çmime në kompeticionin Pwn20wn. Routerat nga TP-Link dhe Netgear ishin ndër aparatet më të famshme të hackuara. 23 vulnerabilitete u gjendën në to, 120 ditë kohë kanë të nxjerrin përditësimet rregulluese derisa problemet të bëhen publike.

Tianfu Cup Round Up 2

 

Kupa Tianfu u zhvillua në Kinë, me kompeticion më të madh e çmime më të mëdha. Ndër sistemet e hackuara përmenden produkte të famshme si iPhone 11 Pro me iOS 14, Samsung Galaxy S20Windows 10ChromeSafariFirefox etj.

Secila prej 15 skuadrave kishte 3 tentativa dhe 5 minuta kohë për të zbërthyer objektivin. Po smartphonët më të mirë në botë duan vetëm 15 minuta për t'u penetruar. 

Plot $1,210,000 u ndanë mes fituesve ku shifra më e madhe prej $744,500 i shkoi 360 ESG. Përditësimet arnuese priten të dalin në publik së shpejti.

Monday, 09 November 2020 16:01 Last modified on Monday, 09 November 2020 20:02

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo